Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës 30-vjeçari Leonard Rrapi nga Tepelena, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qendër të Beratit. Rrapi ndodhej në Spitalin e Traumës prej mbrëmjes së kaluar, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa Leonard Rrapi ishte duke ecur me miqtë e tij Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç dhe Tahir Redhi, 30-vjeç në qytetin e Beratit. Ata u përplasën nga një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit humbi kontrolin, duke u futur brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake.
Rrapo dhe miqtë e tij spao ishin kthyer nga peligrinazhi në Malin e Tomorrit, ndërsa kishin vendosur të vizitonin qytetin e Beratit. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 4 shtetasit nga Tepelena, njëri prej të cilëve ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës, drejtuesi i mjetit Ergys Petro, 26 vjeç, dhe pasagjeri që po udhëtonte me të në mjet, Robert Sadikaj.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Në momentin që ngjarja ka ndodhur, mësohet se Petro nuk kishte konsumuar alkool, ndërsa sipas policisë, aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë të lartë dhe parakalimit të gabuar. Petro punonte si saldator dhe është banues i lagjes “Kushtrim” në Berat.