Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ferizaj, ku një 18-vjeçare u la e vdekur jashtë dyerve të spitalit. Më herët gjatë ditës së sotme policia arrestoi Arbër Sejdijan, një nga të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ndërsa bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa, nuk është arrestuar akoma. Po ashtu ai nuk është një emër i panjohur për policinë , pasi ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale. Disa nga veprat penale të mëparshme të tij janë : “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”.
Sipas mediave kosovare ndaj Dardan Krivaqës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. Gjithashtu në Ferizaj i riu njihej si njeri problematik, pasi ka qenë i përfshirë disa herë në sherre, rrahje dhe plagosje me thikë. Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës e cila iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë.
Kujtojmë se në qeli tashmë qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaqën e kanë lënë 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një audi me targa zvicerane. Por vetëm pas disa orësh u arrit që të arrestohej Arbër Sejdiu, ndërkohë që Dardan Krivaqa është në arrati.