Në prangat e policisë së Bulqizës ka rënë një 51-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Ylli Shehu pasi e ka dhunuar bashkëshorten e tij ka tentuar ta godasin me thikë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia njofton se arrestimi i 51-vjeçarit u bë në flagrancë nga forcat e policisë.
Nuk bëhet me dije se si është gjendja shëndetësore e gruas. Mësohet se materialet proceduriale në lidhej me këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë Bulqizë
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.”