Skip to content
Të Gjitha

Shi me gjyma, ja kur do festohet Dita e Verës në Tiranë

· 1 min lexim

Dita e Verës këtë vit nuk do të festohet më 14 Mars, por më 17 Mars.

Kjo shtyrje erdhi për shkak se ditën e enjte më 14 mars pritet të ketë temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu në kryeqytet.

Vendimi është marrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili hapi një ditë më parë një sondazh ku mbi 80 për qind e qytetarëve kanë mbështetur idenë për të zhvendosur festimet për Ditën e Verës të dielën, më 17 mars.

Sipas Veliajt shumica dërrmuese e qytetarëve tyre kanë votuar që festimet të bëhen për të dielën, e cila parashikohet nga sinoptikanët që të jetë një ditë më diell.