Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku janë prekur për bisedim strehimi refugjatëve afganë në Shqipëri por edhe çështje të tjera në terësi.
Intervistat dhe deklaratat për mediat e huaja nga kryeministri ynë nuk kanë munguar sidomos këto ditë “trazirash” ku pritet të arrijë një numër i përcaktuar prej 3 mijë afganësh për t’u strehuar në vendin tonë.
Rama ka deklaruar se për Italinë, mirëpritja e refugjatëve afganë është një detyrë, duke shtuar se dhe Shqipëra do t’i hapi dyert refugjatëve të ardhur.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.
Më tej kryeministri ka theksuar se mirëpritja e refugjatëve është një detyrim për Shqipërinë.
“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.
Më tej Kreu i Qeverisë ka nënvizuar se pritet të vijnë rreth 3 mijë afganë në Shqipëri.