Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një grup prej rreth 30-40 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, protestuan për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës.
Protestuesit janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI. Nën parrullën “Rama Ik”, anëtarët e opozitës në mërgim, kërkojnë largimi e kryeministrit Rama.
Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.