Skip to content
Të Gjitha

Protesta në Fier, shoqërohen 10 persona

· 1 min lexim

Pas protestës së djeshme të opozitës në Fier, ndërsa kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam’, policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona.

Kreu i PD-së Fier, Luan Baçi, tha se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lenë të lirë, por një protestues ende po mbahet në polici.

Po ashtu, ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë, ndërsa i pyetur për këtë incident kreu i PD Fier, Luan Baçi i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë, se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia.

Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve.