Kërkuesit e departamentit të biologjisë në Universitetin e Barit, kanë zbuluar një barrierë të re koralore pranë brigjeve të Monopolit në Pulia, e që arrin deri në Otranto, në thellësinë 40 deri 55 metra nën sipërfaqen e Adriatikut.
Sipas kërkuesve, barriera ka një shtrirje të konsiderueshme, pavarësisht se jo uniforme, në rreth 135 km, në drejtim të kryeqendrës puljeze nga njëra anë, e deri në Otranto, nga tjetra.
Bëhet fjalë për një pyll të vërtetë koralesh, që nuk ishte parë asnjëherë, si ato që gjenden në fund të detit në Maldive apo Sharm El Sheikh, në Detin e Zi.
Karakteristikat që e bëjnë unike këtë barrierë koralore, sipas ekspertëve, janë thellësia prej rreth 50 metrash dhe ngjyrat e saj. Në rastin e barrierave në Maldive apo në Australi, proceset e simbiozës ndihmohen nga drita, ndërsa barriera mesdhetare jeton në gjysmë hije.
E kjo bën që ajo të marrë ngjyra që variojnë nga portokallia dhe e kuqja e deri tek vjola. Kjo është sipas ekspertëve italianë, e para barrierë e zbuluar në Mesdhe, por me gjasa ka edhe shembuj të tjerë.