Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk marrin dot tokën e tyre në “Gjirin e Kakomesë”, banorët çojnë në SPAK biznesmenin Luan Leka

09:51 11/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e Nivicës kanë bërë kallëzimin e radhës në SPAK për 464 ha tokë në “Gjirin e Kakomesë”, por dosja ka shkuar fillimisht për kompetencë në Prokurorinë e Vlorës, për të verifikuar nëse Luan Leka, Shaban Memia dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë konsumuar apo jo veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Rreth 1 mijë banorë të Lukovës pretendojnë se kanë trashëguar brez pas brezi 464 ha tokë bujqësore. Banorët u pajisën me aktin e marrjes së tokës në pronësi për sipërfaqen e ndarës sipas ligjit 7501, por nuk u pajisën për 30 hektarë tokë që ndodhet në Gjirin e Kakomesë. Si pasojë, banorët e çuan çështjen në Gjykatë.

Në vitin 2013, Gjykata e Apelit të Gjirokastrës mori vendim i cili urdhëronte pajisjen e pronarëve me aktin e marrjes në dorëzim të pronës. Ky vendim ka marrë formë të prerë, por kurrë nuk është zbatuar plotësisht nga organet publike për çështjen e pronave.

Banorët nuk marrin në dorëzim tokën, pasi ata pretendojnë se prona e tyre është rrethuar nga biznesmeni Luan Leka. Ky i fundit pretendon se banorët e Nivicës jetojnë në një zonë malore dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.

Sipas Lekës, fshati i banorëve është 7km larg “Gjirit të Kakomesë”. Ai pretendon gjithashtu se shteti ia ka dhënë atij tokën për ndërtimin e fshatit turistik.

Në 20 dhjetor të vitit 2004, Ministria e Turizmit i ka kaluar me marrëveshjes Gjirin e Kakomesë shoqërisë ‘Riviera Kakome’ të Luan Lekës, për ndërtimin e një fshati turistik. Më 23 mars të vitit 2012, Shaban Memia, në emër të shtetit, i shet kompanisë së Luan Lekës, 29 hektarë tokë në Gjirin e Kakomesë, për ndërtimin e fshatit turistik.  Në bashkëpunim me Shaban Meminë, Luan Leka mori në dorë Gjirin e Kakomesë. Megjithatë, sot në Gjirin e Kakomesë nuk ka fshat turistik, por vetëm një rrethim.

Në kallëzimin e fundit, banorët pretendojnë se të gjitha aktet e kalimit të Gjirit të Kakomesë në duart e Luan Lekës janë false dhe se kemi të bëjmë me përvetësim të pronës private, pasi prona është e tyre, tashmë me vendim gjykate. Kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili në vendimin për të dërguar dosjen për kompetencë në Vlorë, thotë se mund të kemi të bëjmë me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës nga Shaban Memia.

Në gusht të vitit 2020, kompania e Luan Lekës ka arritur të marrë një vendim sigurim padie, duke ruajtur pronësinë mbi Gjirin e Kakomesë, të cilin ia shiti Shaban Memia. Ditët e fundit, drejtori i Kadastrës në Sarandë, Andri Dhima, ka informuar familjet e Nivicës se prona që ata pretendojnë, është regjistruar në emër të Luan Lekës në 3 qershor 2021.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-newsgjiri i kakomese

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Zjarrvënie e qëllimshme, arrestohen dy persona në Vlorë dhe Sarandë

Zjarrvënie e qëllimshme, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër (Emrat)

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English