Skip to content
Uncategorized

Do t’i nënshtrohet të njëjtit operacion si ai, Eriksen i përgjigjet fanses së vogël: Do t’i kthehesh jetës normale shumë shpejt

· 2 min lexim

Christian Eriksen është ende duke pritur të mësoje nëse ai do të jetë përsëri në gjendje të luajë futboll, pas atakut kardiat që për pa ki rrezikoi jetën në Kampionaitn Europian. Mesfushoëri danez u rrëzua në fushën e lojës gjatë ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Teksa është ende duke u rikuperuar, Eriksen është treguar një kampion i vërtetë me mesazhin që i ka dërguar një fanseje. Evie, 9 vjeçe, do t’i nënshtrhet të njëjtit operacion si futbollisti, pasi problemet në zemër e detyrojnë që të vendosë defribilator.

Vajza e vogël i dërgoi një letër duke i shpjeguar situatën e saj, diçka që solli reagimin e Eriksen, i cili postoi një video në rrjetet sociale ku i përgjigjet Evies.

“Faleminderit për letrën e bukur, sapo e lexova. Shpresoj që të ndihesh mirë dhe e sigurt para operacionit. Nuk është kurrë kënaqësi të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë se çfarë po bëjnë, do të ndihmojnë dhe do të thonë atë që dinë dhe mendojnë. Jam i sigurt që do t’i kthehesh jetës normale shumë shpejt, unë e bëra. Jam i sigurt se e njëjta gjë do të ndodhë edhe ty.

Eriksen u kthye në stërvitje, por mbetet e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri, pasi rregulloret në Itali nuk lejojnë futbollistët të luajnë me defribilator.