Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja e Teatrit Kombëtar/ BBC: Teatri mund të ndikojë në karrierën politike të Edi Ramës

23:29 08/03/2019
Reading Time: 4 min lexim

Mediat ndërkombëtare janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë situatës së krijuar në vendin tonë, mirëpo ditën e sotme epiqendra nuk ka qenë politika, por Teatri Kombëtar.

Vet prestigjiozja, BBC ka bërë një reportazh rreth çështjes së Teatrit Kombëtar dhe vendimit që qeveria ka marrë për prishjen e tij.

Reportazhi shpjegon me pak fjalë historikun e Teatrit duke përfshirë edhe atë Eksperimental, protestën tashmë më shumë se 1-vjeçare të artistëve dhe qytetarëve që kanë vendosur ta mbrojnë dhe në fund zgjedh ta mbyllë me pyetjen e madhe nëse kjo çështje do të jetë fundi i qeverisjes Rama.

Duke e etiketuar kryeministrin si artist, pra një individ që qëndron më afër artit sesa thjesht një politikan, BBC ka thënë  “muajt e fundit  ai është përfshirë në një çështje delikate lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar dhe kjo çështje ka potencialin të ndikojë në karrierën e tij politike.”

BBC: “Kryeministri i Shqipërisë është ndryshe nga një politikan i zakonshëm, ai është një artist, piktor dhe ka hapur disa ekspozita për të shfaqur punën e tij. Por muajt e fundit ai është përfshirë në një çështje delikate lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar dhe kjo çështje ka potencialin të ndikojë në karrierën e tij politike.”

 

Mirëpo gazetari i BBC nuk është mjaftuar me kaq, ai ka marrë edhe zëra të tjera, ku një ndër to është edhe Albana Vokshi, por edhe me vet kryeministrin Rama. Ajo që duket se e çudit gazetarin është fakti sesi një artist dhe bir artisti (shpejgon pak edhe prejardhjen e kryeministrit) është kthyer sot në kundërshtarin më të madh të artistëve.

BBC: “Kryeministri Rama, djali i një skulptori që ka bërë disa nga statujat e sistemit komunist nën diktatorin Enver Hoxha, vijon të pikturojë gjatë intervistës. Muret përreth janë të mbuluar me letra muri. Më herët ai ka qenë basketbollist. Në komunizëm, sporti ishte një nga rrugët e pakta për të dalë jashtë vendit. Si kryebashkiak i Tiranës, ai leu muret e shumë ndërtesave në qytet me ngjyra të shumëllojshme.

Është e çuditshme që kundërshtarët më të mëdhenj të Ramës tani janë artistët. Çdo ditë prej më shumë se një viti, aktorë, regjisorë, shkrimtarë, kanë protestuar në qendër të Tiranës kundër planit të Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental të ndërtuar nga italianët në vitin 1939.”

 

Më tej në reportazh flitet për “Ligjin Fusha”, që është miratuar nga poarlamenti për të prishur “Teatrin Kombëtar” dhe gazetari pyet kryeministrin Rama dhe deputeten demokrate Vokshi lidhur me këtë çështje.

BBC: “Forumi për Mbrojtjen e Teatrit, presidenti dhe delegacioni i BE-së në Tiranë, kanë thënë se kjo godinë ka vlerë historike dhe arkitektonike. Sipas kryeministrit, ky teatër varrezë duhet prishur dhe në vend të tij duhet ndërtuar një i ri dhe për këtë qeveria nuk do paguajë asnjë lek. Kompania Fusha, me të cilën janë bërë edhe disa projekte të tjera, do paguajë për teatrin dhe në këmbim do marrë 5 mijë metra katrorë ne qendër të Tiranës. Për këtë arsye është bërë edhe një ligj specifik, i njohur me emrin Ligji Fusha në mënyrë për të realizuar këtë marrëveshje.”

Biseda me Vokshin

Vokshi: Aty do ndërtohen 6 qiejgërvishtës dhe fitimi bazuar në llogaritjet që ne kemi bërë është 205 milionë euro. Sigurisht që ka diçka që lidh këtë ndërtues privat Kompaninë Fusha me qeverinë.

Gazetari: Pra ju besoni se kjo është një marrëveshje korruptive?

Vokshi: Absolutisht

Biseda me Ramën

Gazetari i thotë Ramës se ka pretendime për praktikë të parregullt lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Rama: Mund të them se procedura është rishikuar ngë Komisioni Evropian dhe është në linjë me ligjin dhe të gjithë rregullat e procedurës.

Gazetari: A ishte një tender i hapur?

Rama: Është një partneritet Publik-Privat. Bazohet në bashkëpunim me pronarët e tokës private dhe shteti është pronar i një pjese tjetër toke kështu që gjithçka është bërë sipas një procedure të pastër.

BBC: “Askush nuk e di se kur do bëhet shkatërrimi i Teatrit dhe ai mund të ndodhë në çdo çast por protestuesit kanë deklaruar se do i bllokojnë buldozerët me trupat e tyre. A do i mbijetojë qeverisja e Edi Ramës skandalit të Teatrit Kombëtar apo teatri do jetë fundi i kryeministrit artist.”

Reportazhin e plotë mund ta dëgjoni këtu nga minuta 30:20 deri në minutën 35:00

Etiketa: bbcedi ramateatri kombetar

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Lëvizje e bujshme/ Shkarkohet drejtuesi i Policisë së Vlorës, e zëvendëson drejtori i akuzuar për përgjime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.