Skip to content
Uncategorized

Lajm i trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Partizanit

· 2 min lexim

Një lajm i trishtë vjen për sportin shqiptar, teksa mësohet se është ndar nga jeta ish-basketbollisti Njazi Lleshi. Ai ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, ndërsa në vitet ’50-’60 ka mbajtur të veshur fanellën me numrin 5 të Partizani.

Në vitin 1956 ai u kurorëzua kampion me skuadrën e kuqe, ndërsa do të mbahet mend për gjuajtjet e tij nga distanca me dy duart lart mbi kokë, që ishin probem për të gjithë lojtarët.

Pasi përfundoi karrierën e në fushë, Lleshi u bë trajner i ekipit të të rinjve të Partizanin, e më pas edhe ekipit të parë, ku ia doli të fitonte shumë trofe.

Ekipet i aktivizuar si basketbollist: Partizani 1950-1956, Tirana 1957, Partizani 1958-1964

Në ekipin kombëtar: 5 ndeshje ndaj Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe RDGJ (2)

Trofe: Me Partizanin 1956, 1958, 1959, 1960

Trofe: Kupa e Shqipërisë me Partizanin 1960.

Trajner: Të rinjtë e Partizanit 1962-1974, të rriturit e Partizanit 1974-1975 të rriturat e Partizanit 1981-1989

Trofe si trajner: Kampion të rinjtë e Partizanit 1971, 1972, 1973, 1974, të rritur Partizani 1973-1974 dhe 1974-1975, të rriturat Partizani 1988-1989

Medaljet e arta: në Spartakiadën Kombëtare 1974

Fitues i Kupës së Shqipërisë: Partizani 1975

Vlerësime: “Mjeshtër i Madh”(2011), “Mjeshtër Sporti” (1959), “Nderi i Sportit Shqiptar” (2000), “Kuadër i dalluar në sport” (1971), “Mirënjohje e qytetit të Tiranës” (2000), dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” (1981), me Urdhrin “Naim Frashëri” (kl. II 1986, kl. I 1989) “Medalje e artë” (1996)