Largimi i Lionel Messit nga Barcelona i ka lënë vend spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, teksa argjentinasi është ende pa një skuadër për sezonin e ardhshëm. Paris Saint-German e ka tentuar herë pas here numrin “10”, por këtë herë duken shumë afër.
Mes thashethemeve në rritje për bashkimin e Messit me sih-shokun e skuadrës, Neymar, trajneri i PSG pranoi në një konferencë shtypi se ata e dinë për situatën e Leos pas prishjes së negociatave me Barçën dhe se ata po punojnë për arritjen e tij.
“Ai është një lojtar i lirë, ne e dimë se çfarë ndodhi dje, por mendoj se gjëja kryesore është të fitojmë kundër Troyes dhe të fillojmë mirë sezonin. Administrtata e klubit me Leonardon dhe presidentin po punojnë në përmirësimin e ekipit”, tha Pochettino, para se të konfirmonte se Messi është një nga opsionet që ata synojnë për kompletimin e skuadrës.
“Ne po shohim dhe analizojmë të gjitha mundësitë e tregut dhe Messi është një prej tyre. Nëse ka ndonjë informacion ne do ta komunikojmë atë së shpejti”, shtoi Pochettino, duke konfirmuar interesimin e tij për të nënshkruar me Messin.
Nëse konfirmohet përfshirja e Messit, PSG do të përbënte një ekip ëndërrash dhe do të ishte kandidati i madh për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.