Skip to content
Showbiz

Ish i dashuri i Hailey Baldwin pëlqeu foton e saj të fundit dhe Justin Bieber reagon publikisht!

· 1 min lexim

Përpara se modelja Hailey Baldwin të lidhte kurorë me Justin Bieber në shtatorin e 2018-ës, me siguri të gjithë e mbajnë mend se bukuroshja pati një histori të shkurtër, por tepër të dyshimtë me këngëtarin Shawn Mendes.

Në maj të 2018-ës, dyshja u shfaq në tapetin e kuq të MET Gala si një çift i vërtetë dhe pak muaj më vonë, Shawn e pranoi në një intervistë se ata kishin pasur një histori së bashku, përpara se bukuroshja dhe Bieber të fejoheshin.

Ndaj dhe ditën e sotme, ndjekësit e tyre në rrjetet sociale e humbën tërësisht toruan pasi Shawn pëlqeu një foto të Hailey-t, të publikuar nga Justin. Fotoja në fjalë bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe në një faqe të fansave të Hailey-t, komentoi edhe vetë Bieber.

“Qetësohuni, ata janë miq!”-shkroi artisti duke dëshmuar se mes tyre gjërat janë mëse në rregull dhe se për të, s’ka asgjë të keqe që ish-i i bashkëshortes së tij pëlqeu foton e saj në profilin e tij.

Kush jemi ne për të thënë të kundërtën?!