Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 6 vjeç, si dhe në gjendje të rëndë ndodhet nëna e tij, që po drejtonte mjetin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.
Policia bën me dije se shtetasja me inicialet O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 6 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak – “Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 6 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
aksidentet në Shqipëri me pasojë vdekjen kanë qenë të shumta ditët e fundit dhe ngjarjet tragjike duket se sa vijnë edhe shtohen. Ngjarja në Elbasan është tragjike, pasi fëmija 6 vjeç është një ndër viktimat më të reja në moshë. Identiteti i drejtueses së mjetit, është mësuar dhe ajo është shtetasja Oltja Maloku.