Skip to content
Showbiz

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

· 1 min lexim

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka gjetur Anjezën nënë të një vogëlusheje.

Ajo ka dhënë lajmin e bukur në Instagram, ku ka zbuluar se është bërë nëna e një vajze të vogël “sa një gogël”, ndërsa ka treguar edhe emrin që i ka vendosur vogëlushes, e cila quhet Victoria Kelis Connolly, shkurt Tori.

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly 💕💕💕💕 Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël 😍👩‍👧që quhet TORI”, shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/BuvXMkPDv72/?utm_source=ig_embed

Në nëntor 2018 Anjeza Shahini dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël.

Këngëtarja shqiptare është larguar prej kohësh nga Shqipëria për të jetuar krah bashkëshortit të saj, diplomatit anglez Paul Connolly.

Dyshja u martua në vitin 2015 në një ceremoni private në Britaninë e Madhe./iconstyle.al