Skip to content
Të Gjitha

Dhuna ndaj mjekut në Lezhë/ Vetdorëzohet autori i ngjarjes

· 1 min lexim

Personi që ka dhunuar ditën e sotme mjekun dermatolog në Lezhë, Zef Doda, është vetdorëzuar.

Autori është E.LL, 24-vjeç, dhe në dëshminë e tij para efektivëve blu ka thënë se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grusht për arsye se ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.

“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë E.LL.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme, teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.