Skip to content
Kronikë

Ngjarja e rëndë në Tale/ Identifikohet pushuesi i mbytur, ishte 27 vjeç (Emri)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Një pushues u mbt teksa ishte duke u larë në det, teksa policia më vonë ka bërë të mundur edhe identifkimin e tij. Mësohet se personi që është mbytur është Paulin Rasa dhe ishte vetëm 27 vjeç, banues në ishull Lezhë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë

Çfarë njoftonte policia më herët për ngjarjen:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

 

Ngjarja tragjike është e përsëritur mjaft në bregdetin shqiptar kohët e fundit. Pak ditë më parë një pushues humbi jetën në plazhin e Velipojës, teksa fatmirësisht u shpëtuan dy të tjerë. Ndërkohë, një vajzë vetëm 13 vjeçe u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bunës në Shkodër, teksa ishte duke u larë me familjen e saj.