Skip to content
Kryesore

23-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Lezhë, çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lezhë, ku një 23-vjeçar nga Kosova humbi jetën gjatë pushimeve me familjen.

I riu u dërgua pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia njoftoi se rreth orës 09:00, më 28 qershor, stafi i spitalit raportoi pranimin e trupit pa jetë të shtetasit G.S., 23 vjeç, banues në Ferizaj.

Sipas familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që nga fëmijëria.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.