Skip to content
Kryesore

Manovra të rrezikshme me ‘Jet Ski’ në Tale, e pëson 24-vjeçari

· 1 min lexim

Një 24-vjeçar është gjobitur me 100 mijë lekë pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me një Jet Ski në zonën e mbrojtur të plazhit të Tales, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Incidenti ndodhi gjatë patrullimeve të Policisë së Lezhës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shëngjinit, të cilët konstatuan lëvizjet e rrezikshme të mjetit lundrues dhe ndërhynë menjëherë për ndalimin e drejtuesit, shtetasit D. L., 24 vjeç.

Pas shoqërimit në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin dhe kryerjes së procedurave përkatëse, autoritetet jo vetëm vendosën gjobën, por edhe sekuestruan Jet Ski-n që u përdor në mënyrë të papërgjegjshme.