Kylian Mbappe është prej kohësh një prej objektivave të Realit Madridid, teksa edhe këtë verë afrimi i tij në “Santiago Bernabeu” duket se do të jetë thuajse i pamundur. Shpresat e madrilenëve u rritën edhe më shumë pas lajmeve nga Franca se sulmuesi nuk dëshironte të rinovonte kontratën e tij me Paris Saint-German.
Megjithatë, një deklaratë e fundit e sulmuesit francez ka ngatërruar sërish palët, duke lënë të kuptohet se është e sigurt që të paktën këtë verë, ai nuk do të bashkohet me Realin e Madridit.
Mbappe ka rrëfyer se ëndrra e tij është që të fitojë Champions league, por këtë gjë nuk dëshiron të bërë me “los Blancos”.
“Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG -në, do të ishte diçka fantastike”, ka thënë Mbappé, në një intervistë për Paris United.
Tashmë Kylian Mbappe është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me parizienët dhe mund të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Lille për Superkupën Franceze.
Mbappe e mbylli më herët nga ç’pritej Kampionatin Europian me Francën, pasi “blutë” u eliminuan nga Zvicra në raundin e çerekfinaleve. Ai është Kampion Bote, por nuk ia ka dalë ende që të fitojë një Champions League me Paris Saint-German.