Lionel Messi është kthyer tashmë në Barcelonë, këtë herë si kampion i Copa America, pasi përfundoi pushimet në Miami dhe Republikën Dominikane.
Argjentnasi arriti në aeroport me avionin e tij privat i shoqëruar nga familja, teksa fillimisht u ndal të jepte autografe për disa tifozë të pranishëm. Ardhja e Messit në Barcelonë u shoqërua me një pritje të madhe mediatike, sepse argjentinasi nuk ka nënshkruar ende një kontratë të re që do të zgjaste qëndrimin e tij tek blaugranët. Megjithësë e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo shkruan se marrëveshja është thuajse gati dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i saj.
Klubi i Barcelonës ka hasur probleme me rregullat e reja financiare të La Ligas, që ndryshojnë nivelin e pagës së tij, megjithatë drejtuesit e Barçës dhe kampionatit spanjoll janë ende në negociata.
Messi nuk u ndal të fliste për të ardhmen e tij edhe pse kishte media të pranishme, teksa ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga ai ose njerëz të afërt për qëndrimin në Barcelonë. Në fakt, “La pulca” do të jetë ende disa ditë pushim, pasi ndryshe nga bashkëatdhetari i tij, Sergio Aguero, që do i bashkohet shokëve të skadrës në 2 gusht, Messi nuk pritet të fillojë stërvitjen pa nënshkrimin e parë të kontratës, megjithëse rikthimi i tij është një shenjë e mirë.