Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku është gjetur i shtrirë në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital e Elbasanit një 55-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan. “Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Mësohet se shtetasi ende i paidentifikuar nga Policia, dyshohet se është endacak. Gjithashtu nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune, i cili më pas ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.