Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e PD Lulzim Basha në selinë blu, i është drejtuar selisë së LSI për një takim me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.
Takimi i Leyla Moses-Ones me përfaqësuesit e opozitës vjen pas djegies së mandateve të deputetit dhe protestave të opozitës duke krijuar një ngërç politik.
Deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë.
Ndërkohë opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës janë shprehur kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore.