Rei Manaj e ka shfrytëzuar më së miri mundësinë që iu dha me ekipin e parë të Barcelonës. Futbollisti shqiptar shënoi një tripletë në ndeshjen miqësore ndaj Nastiç dhe një prej golave ishte i një tjetër niveli.
Sulmuesi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, por me hyrjen e tij në fushë arriti të bënte diferencën si lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai ia doli të kontrollonte më së miri një top që i erdhi me harkim nga krahu dhe shënoi një supergol me gjoks e duke i siguruar katalanasve fitoren me rezultatin 4-0.
Decent progressive play by @FCBarcelona & Rey Manaj to seal his brace with this goal 🔥✨
— Messaitama🤺🇦🇷 (@messaitama) July 21, 2021
Manaj shënoi plot tre herë, një prej golave me penallti, ndërsa golin e tjetër e shënoi Alex Colledo. Një paraqitje mjaft e shkëlqyer kjo e sulmuesit të kombëtares, me praninë edhe të presidentit katalanas, Joan Laporta në stadium.
Rei Manaj u transferua te Barcelona B vitin e kaluar dhe nu kia ka dalë deri tani që të luajë me ekipin e parë.
Ndërkohë, Barcelona luajti ndeshjen e parë parapërgatitore për sezonin 2021-2022 dhe një pjesë e mirë e lojtarëve titullarë janë ende me pushime. Trajneri Ronald Koeman zgjodhi në formacion lojtarë të rinj, megjithatë ishte Manaj ai që erdhi nga stolid he id ha qetësinë e fitores ekipit me tre golat e tij.