Barcelona do ta largojë me çdo kusht Antoine Griezmann nga ekipi dhe pas dështimit të negociatave për të shkëmbyer me Saúl Ñíguez të Atletico Madrid, duket se katalanasit kanë një tjetër plan në mendje.
Mundo Deportivo duke cituar ‘L’Équipe’, shkruan se Barcelona ka filluar kontaktet me Juventusin për një futbollist që e ka kërkuar prej kohësh. Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, i cili e përfundon kontratën me bardhezinjtë vitin tjetër dhe ende nuk ka pasur asnjë lajm për rinovimin e tij.
Griezmann dhe Dybala janë futbollistë të një profili të ngjashëm, por argjentinasi merr një pagë shumë më të ulët se francezët dhe ky do të ishte një kusht për kryerjen e operacionit. Informacioni i sipërpërmendur nuk ka dhënë detaje nëse ndonjëra nga palët do të duhej të shtonte para për të kryer shkëmbimin, pasi Griezmann ka një vlerë më të lartë të tregut se Dybala.
Pas një sezoni të parë më pak të kthjellët, Griezmann ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barça gjatë sezonit të kaluar, me 20 gola dhe 13 asistime, ndërsa Dybala ka pasur probleme fizike sezonin e kaluar dhe shënoi vetëm pesë gola në 26 ndeshje. Megjithatë, Barçës i duhet të respektojë rregullat financiare të vendosura nga La Liga, sidomos pas rinovimit të kontratës së Messit. Duke qenë se Griezzman është një nga më të paguarit në ekip, duket se ai nuk do të ketë më vend në radhët e Ronald Koeman. Ndërkohë, nëse Dybala transferohet në Barcelonë, aty do të gjejë du shokëte skuadrës të Argjentina. Lionel Messi dhe Sergio Aguero.