Elseid Hysaj i është përgjigjur të gjithë tifozëve që e kanë kritikuar dhe i kanë kërkuar të largohet ditët e fundit.
Një supergol në ndeshjen miqësore të Lazios ndaj Bellunos ka bërë që mbrojtësi shqiptar të marrë të gjitha duartorkitjet e tifozëve të pranishëm në tribunë. Në minutën e 36-të, futbollisti shënoi edhe golin e katërt për Lazion, që ishte edhe i pari që shënon për ekipin e ri, ku u transferua këtë verë.
Hysaj kaloi nga Napoli në kryeqytet, transferim që ka bërë shumë bujë ditët e fundit. Si ndodh në shumicën e transferimeve të reja, shokët e ekipit i kërkojnë futbollistit të sapoardhur që të zgjedhë një këngë pas ndeshjes së parë me klubin dhe ta këndojë bashkë me skuadrën.
36’ | #LazioFioriBarp 4-0
👏👏👏👏
E sono quattro!!!!
Segna Elseid #Hysaj!!!!
Una rete splendida: gli applausi di tutto lo Zandegiacomo!!!!#Auronzo2021 #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/EpI0e7DkJy— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 20, 2021
Zgjedhja e Hysajt ka shkaktuar shumë debate mes tifozëve të Lazios, pasi ishte pikërisht kënga partizane “Bella ciao”. E konsideruar si një himn antifashist, kënga nuk u prit aspak mirë nga një pjesë e lazialve. Një pjesë prej tyre i kërkuan Hysajt të largohet dhe se më mirë do të ishte të luanin me 10 lojtarë. Por ultrasit nuk u ndalën me kaq. Ata shpalosën një banderolë të madhe ku e quanin Hysajn “krimb” dhe deklaronin me të madhe se Lazio është fashiste.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e përkrahën Hysajn duke thënë se kjo zgjedhje mund të ndikonte në ndryshimin e perceptimit për klubin s ii lidhur ngushtë me ekstremin e djathtë. Sidoqoftë, futbollisti bëri detyrën dhe iu dha përgjigjen të gjithëve atyre që e kritikuan.