Sot u dha vendimi për lënien në “arrest në shtëpi” për Rovena Vodon nga GJKKO. “Gazeta Reforma” ka siguruar dosjen e përgjimeve të SPAK, ku është zbardhur biseda mes Florida Beut dhe Majlinda Hasanit, që kërkonin punësim në institucione publike. Në këto biseda, mësohet se Vodo nuk ka dashur një iPhone përveç 1 mijë eurove, por një “Samsung” dhe një arkë me peshq.
Pjesë nga përgjimet e SPAK:
Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shumë kjo…
Majlinda: Moj ti je budallaqe, edhe aq e ka shumë, rri urtë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall e mos donte më shumë që të paktën të na vendosë në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do nja dy vjet t’i laj këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani by****. Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke, edhe dy do japësh asaj.
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hiç.
Florida: E më thotë mua më
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.
Florida: Kam hall… mos ka prit naj dyshe.
Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..
Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj. ”Rovi mos harro”.
Majlinda : Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.
Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate.
Florida: Për sot po pra po për nesër.
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën?
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5, i shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministri, nuk e lejmë me kaq.
Florida: Si tha Rovena dje? Ma jep në cantë?
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere-bjere çantën tha.
Florida: Ajo qe t’u thonë po bjeri mi kështu, ca çante thua.
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, do ketë thënë u keputën në by***.
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llaf një mijë euro, se s’po i presim, s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…
Florida: Telefonin e dua tha ajo, por nuk e dua iPhone, e dua këtë tjetrin.
Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ia çojmë.
Florida: Po, dy, jo vetëm një.