Skip to content
Uncategorized

Zyrtare! Donnarumma është lojtari më i ri i PSG

· 2 min lexim

Gianluigi Donnarumma është tashmë një lojtar i Paris Saint-Germain (PSG). Tri ditë pas fitimit të Kupës së Euro me Italinë, portieri 22-vjeçar i Milanit, i cili u zgjodh MVP i turneut, nënshkroi këtë të mërkurë një kontratë me klubin parizien deri në vitin 2026. PSG e konfirmoi marëveshjen përmes rrjeteve sociale. Mauricio Pochettino, trajneri i ekipit francez, do të ketë kështu nën komandën e tij atë që ishte heroi i ekipit italian në finale kundër Anglisë duke ndalur dy penallti, ato të Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, duke i dhënë titullin “të kaltërve”.

Donnarumma arrin në PSG me i lirë nga kontrata pas lamtumirës së tij emocionuese me Milanin. Disa orë më vonë, siç ishte planifikuar, portieri udhëtoi për në Francë dhe shkoi në zyrat e PSG për të përfunduar detajet për njoftimin e nënshkrimit të tij. Kishte tashmë një marrëveshje midis palëve dhe Donnarumma kishte kaluar provimin mjekësor më 21 qershor, para raundit të 1/16-ave të Kampionatit Evropian.

Lojtari më i mirë i Euro 2020 i përfunduar së fundmi, është nënshkrimi i katërt i PSG-së në verë, pas Georginio Ëijnaldum (nga Liverpool), Achraf Hakimi (Inter) dhe Sergio Ramos (Real Madrid). Me këtë projekt, Parc des Princes si një e tërë do të përpiqet edhe një herë për të fituar Ligën e Kampionëve që vazhdon të mos e ketë si trofe dhe të rifitojë Ligue 1, të cilën Lille e mori sezonin e kaluar.