Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin nuk do të mbështesë më idenë e një Europiani tjetër me shumë vende, ai aktuali që është luajtur në 11 vende të kontinentit, pasi ai konsideron se nuk është e drejtë as për ekipet pjesëmarrëse dhe as për tifozët, sepse u është dashur të kalojnë mijëra kilometra për të luajtur ose parë ndeshjet.
Disa ekipe dhe tifozët e tyre u detyruan të udhëtonin në skajet më të largëta të kontinentit, të tilla si Baku në Azerbajxhan, i cili përfaqësonte një makth logjistik. “Nëse më pyesni, nuk do ta mbështesja më. Unë mendoj se është shumë komplekse, në një farë mënyre nuk është e saktë që disa ekipe duhet të kalojnë më shumë se 10,000 kilometra dhe të tjerët 1,000, për shembull”, tha Ceferin për BBC Sport.
“Nuk është e drejtë për tifozët, të cilët duhej të ishin në Romë një ditë dhe Baku ditën tjetër, e cila është një fluturim katër orë e gjysmë. Na u desh të udhëtonim shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, monedha të ndryshme, vende në Bashkimin Evropian dhe jashtë tij, kështu që nuk ishte e lehtë. Ishte një ide interesante, por e vështirë për tu realizuar. Nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri”, shpjegoi Ceferin.
Përkundër gjithçkaje, udhëheqësi i lartë i UEFA-s beson se ky kampionat ka qenë special.
“Unë do ta kujtoj atë si fillimin e normalitetit dhe kthimin e tifozëve. Unë kurrë nuk kam parë një Kampionat Europian aq dramatik sa ky, me ndeshje të shkëlqyera dhe rezultate befasuese”, theksoi ai.
Presidenti i UEFA kujtoi gjithashtu imazhin “tmerrues” të danezit Christian Eriksen duke rënë në fushë pasi pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e parë të ekipit të tij kombëtar kundër Finlandës.
“Ne të gjithë ishim të tronditur plotësisht, por në një farë mënyre, ishte mirë që ndodhi në një lojë të nivelit të lartë të futbollit sepse ndihmësit ishin aty për 20 sekonda dhe kjo i shpëtoi jetën”, tha ai.
Euro 2020 është mbajtur në 11 qytete në po aq vende: Spanjë (La Cartuja de Sevilla), Itali (Olimpik i Romës), Gjermani (Allianz Arena në Mynih), Angli (Stadiumi Ëembley në Londër), Skoci (Hampden Park në Glasgoë ), Hollanda (Johan Cruyff Arena në Amsterdam), Danimarkë (Parken në Kopenhagë), Hungari (Puskás Arena në Budespest), Rumani (Arena Kombëtare në Bukarest), Azerbajxhan (Stadium Olimpik i Baku) dhe Rusi (St Petersburg Stadium). Turneu do të përfundojë këtë të dielë me finalen mes Anglisë dhe Italisë në Wembley.