Skip to content
Të Gjitha

Vota e emigrantëve, qeveria thirrje për bashkëpunim opozitës së re

· 2 min lexim

Drafti i reformës zgjedhore, e cila përfshin edhe votën e diasporës është depozituar në Kuvend, por për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën e larguar nuk është bërë e mundur miratimi i saj.

Prandaj edhe qeveria kërkon bashkëpunimin e 4 deputetëve të rinj për të diskutuar për të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamenti Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës së re që të bashkojë votat me PS për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Edhe pse PS ka depozituar në Kuvend draftin për reformën zgjedhore, ende nuk ka kaluar në seancë, për shkak të mungesës së konsensusit nga ana e opozitës së dorëhequr.

” Gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht të theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje, duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore”-tha Spiropali.

Njohja e pensioneve është një tjetër pikë në interes të shqiptarëve që jetojnë jashtë është njohja e pensioneve. Për këtë arsye qeveria ka emëruar një Koordinator Shtetëror për Pensionet.

Në Samitin e Diasporës është diskutuar krijimi i Bankës së Diasporës si dhe ngritjen e Dhomës së Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset e diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.