Kuvendi nesër do të mblidhet në seancë plenare por njëkohësisht me seancën, opozita do të mbajë dhe një protestë.
Seanca mblidhet në orën 10:00, ndërsa pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin pas marrjes së mandatit sot nga KQZ.
Ndërkohë Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës së nesërme.
Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.