Për të parën herë Tuzi i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës dhe kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.
Nikë Gjeloshaj që ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, doli fitues me 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.
Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.
DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.
Vlen të theksohet se është e sigurt tashmë që Nikë Gjeloshaj do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, por nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill.
Tuzi bëhet kēshtu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.