Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e 5 marsit/ Zbulohet letërkëmbimi i PD-së me policinë

13:50 03/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit ndalon Partinë Demokratike të zhvillojë protestën e paralajmëruar të 5 marsit para parlamentit.

Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

“Zhvillimi i tubimit të kërkuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, në vendin rruga ‘George W. Bush’, Shëtitorja ‘Murat Toptani’ (Pedonale), Lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S. Noli’ cenon sigurinë e Institucionit të Rëndësisë së veçantë, Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjet dhe daljet e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, administratës si dhe rrezikon jetën e tyre, pengon veprimtarinë e ligjshme të Kuvendit, pasi më datë 5.3.2019 ora 10:00 do të zhvillohet seancë plenare, sa më sipër; Vendosa: Në zbatim të germës ‘a’ të nenit 6 të Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘për tubimet’, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 05.03.2019, ora 9:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin tuaj, për zhvillimin e një tubimi të qetë e normal në një vend tjetër të përshtatshëm pa cenuar rendin dhe duke zbatuar kërkesat e Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.

Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtues i tubimit dhe pjesëmarrësi në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në Ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’”, thuhet në vendimin e policisë.

Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

“Në përputhje me nenin 47 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju njoftojmë se tubimi do të zhvillohet sipas njoftimit të bërë me shkresën tonë nr.31 Prot., datë 01.03.2019. Çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit sipas këtij njoftimi, në datën 5 mars 2019 dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale. ju bëjmë, gjithashtu me dije se jeni në shkelje flagrante të ligjit dhe se tashmë duhet të kishit përmbushur përgjegjësinë tuaj për të na njoftuar urdhrin zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar zhvillimin e tubimit.

Për të gjitha sa më lart, njoftimi ynë, sipas detyrimit që parashikon neni 5 i ligjit nr.8773/2001, konsiderohet nga ky moment i përmbushur dhe tubimi do të realizohet më datë 5 mars 2019, në sheshin dhe vendkalimin publik: Rruga ‘George W.Bush’, Shëtitorja Murat Toptani’ (Pedonalja), lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S.Noli’ dhe bulevardi ‘Zhan D’Ark’. Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi./bw

Të lidhura

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri
Aktualitet

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

Rëndohet më tej bilanci i masakrës së ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ku një 21-vjeçar hapi...

19:01 10/06/2025
“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”
Aktualitet

“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për 13 të pandehurit e përfshirë në...

15:15 10/06/2025
Para

Balla: "Opozita ka frikë nga drejtësia e re"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

19:01 10/06/2025
“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

15:15 10/06/2025
Publikohet video e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë nga Mario Përlleshaj

Publikohet video e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë nga Mario Përlleshaj

12:43 10/06/2025
Masakër në një shkollë në Austri: Tetë të vdekur, mes tyre nxënës dhe mësues/ Autori vret veten

Masakër në një shkollë në Austri: Tetë të vdekur, mes tyre nxënës dhe mësues/ Autori vret veten

11:57 10/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.