Më 11 janar të këtij viti u ekzekutua me armë zjarri në mes të Athinës Edmon Llangozi, për shkak të një borxhi. Sipas mediave greke, autorët e këtij krimi janë identifikuar dhe janë një shqiptar dhe një grek. Gjithashtu media greke bën me dije se i përfshirë në ngjarje ka qenë edhe një person i tret i cili ka qenë si vëzhgues.
Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë mbetën të plagosur rëndë edhe dy djemtë e Edmond Llangozi, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç. Nga hetimet e policisë në vendin fqinj ka rezultuar se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh prej 600 eurosh.
Ditën e ngjarjes, më 11 janar, njëri prej djemtë e viktimës do t’i kthente shumën e parave personave që ua kishte marrë. Grupi i autorëve në fjalë drejtohej nga shqiptari me origjinë nga Lezha.
Pas takimit që ata patën ku ishte caktuar që do ti jepnin lekët ka plasur një debat dhe ofendime në atë moment, është afruar me pistoletë në dorë 32 vjeçari shqiptar nga Lezha, i njohur si “Soni”.
Ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të dy fëmijëve të Edmond Llangozit. Në këtë moment, për të shpëtuar djemtë, Edmond Llangozi i del para autorit por 32 vjeçari e qëllon për vdekje. Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka qëlluar sërish me pistoletë ndaj dy vëllezërve Llangozi dhe nënës së tyre.