Skip to content
Të Gjitha

Gjuzi bën gati listën me kandidatët për kryetarë bashkie: Konservatorët të gatshëm për zgjedhjet lokale 2019

· 2 min lexim

Tashmë zyrtare, Shqipëria ka një opozitë të re dhe ajo drejtohet nga kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.

Pikërisht për këtë arsye ditën e sotme, Gjyzi ka publikuar listën me kandidatët e kësaj partie për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një postimi në rrjetin  tij social, Gjuzi ka publikuar një artikull ku shkruan: “Aleanca Fluide Kombëtare për Drejtësi. Opozita e re shqiptare: Qeveri Akademiko-Politike”.

Mesa duket kështu do të quhet rryma e re politike, e cila gjithashtu do të hyjë në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm për marrjen e pushtetit.

Gjuzi nuk ka humbur kohë dhe ka postuar edhe një foto me emrat e kandidatëve dhe bashkitë përkatëse duke i vendosur titullin: “konservatorët të gatshëm për zgjedhjet lokale 2019”.

Nëse kthehemi pak pas në kohë, Gjyzi ka qenë përkrah PD-së në zgjedhjet e shkuara ku edhe është renditur i 19- i në listën e kësaj partie për Qarkun e Durrësit dhe sot jemi para faktit që Gjuzi nuk ka pranuar lënien e mandatit.

“Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore. Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, ka deklaruar më herët Gjuzi.