Skip to content
Showbiz

Andrra dhe Sinani prindër për herë të dytë? Fotoja me barkun e rrumbullakosur ngre dyshimet

· 1 min lexim

Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të parë kur djali i tyre Ansi erdhi në jetë në vitin 2016.

Por me sa duket, çifti do të bëhen sërish prindër pasi një foto e Andrrës me barkun e rrumbullakosur ka bërë që të lindin dyshimet.

Në foton e publikuar nga “Prive”  Andrra shfaqet me motrën e saj dhe barku i duket paksa i fryrë.

Motra mban dorën në barkun e Andrrës duke bërë të na lindin më shumë dyshime në lidhje me faktin që bukuroshja brune mund të jetë në pritje të ëmbël.

“Prive” ka kontaktuar Sinanin, por pasi e ka parë mesazhin këngëtari nuk është përgjigjur ç’ka ka bërë që kjo heshtje të merret si konfirmim.

Andrra ka zbuluar më herët se fëmijën e dytë do ta donte vajzë.

Kur Ansi mbushi 1 vjeç Andrra shprehu dëshirën për t’u bërë me vajzë ndërkohë që mbante një vogëlushe në krahë.

Shpresojmë t’i plotësohet dëshira!

Burimi:Iconstyle.al