Në Fier organizohet një tjetër protestë rrufe. Dega e Partisë Demokratike në këtë qytet ka mbledhur disa qytetarë para Prefekturës të cilët kanë qenë duke thirrur “Rama ik” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë tranzitore.
Gjatë protestës u bënë thirrje për bashkimin e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama si dhe deklaruan se është në dorën e popullit të vendos se kush do t’i qeveris.
Protesta ka qenë jashtë axhende duke treguar se opozita ka nisur një formë të re reagimi, ku do të jenë protesta të vogla deri në realizimin e protestës së madhe, e cila është lajmëruar në 16 mars.
Këtë datë Basha e ka paralajmëruar si ditën kur Rama do të ikë me çdo kusht nga drejtimi i qeverisë.