Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ka komplimentuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe raportimin e drejtuesve të tyre. Balla ka theksuar se nga raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, Olsian Çela, deri më tani kuptojmë pavarësinë e këtyre institucioneve dhe punën e bërë prej tyre.
“Unë mbaj mend shumë vite më parë kur vinte dhe raportonte për herë të parë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, që sipas opozitës së asaj kohe nuk ishte e nevojshme. Ky kuvend në korrik të 2016 ka votuar ndryshimet kushtetuese dhe ju që raportoni sot këtu jeni të pavarur.
Nuk mund të rri pa folur në lidhje me pas raportimin dhe pavarësinë e vendosur tashmë në vendimmarrje qoftë në këshillin e lartë gjyqësor. Ne do të vijojmë që të përforcojmë përgjegjësinë tuaj. Në këtë kuvend përmendëshin vlerat e vendeve të punës për gjyqtarë në Tiranë dhe nëpër rrethe dhe falë Reformës në Drejtësi dhe institucioneve ne kemi masat e duhura ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që cënon integritetin e institucionit dhe të drejtësisë.
Duke qenë se deputetët e opozitës u referuan të dhënave që zyrtarët e lartë të drejtësisë dhanë këtu unë theksoj se do të marr vetëm një nga shofrit që referoj zoti Kraja që janë 746 persona në hetim. 71.5% e rasteve janë marrë në hetim. Kjo është një shifër domethënëse dhe kurrë më parë nuk e kishim një shifër të tillë.
Dikur në Prokurorinë e Saliut dhe të Ilir Metës niveli i personave të marrë në hetim nuk e kalonte 12 %, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një seriozitet të punës së institucioneve dhe askush nuk mund të thotë se ky është procesi më i lartë që është arritur por ajo që do e ngrejë zonja Llagami dhe zoti Brahimi në lidhje me procesin e vettingut që na ka krijuar deficit në numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që drejtojnë çështjet.
Ju opozita parlamentare keni vlerën tuaj në mbështetjen që u keni dhënë këtyre institucioneve dhe jemi në kushtet për një fillim të mbarë të një pune të rëndësishme, sa i përket politikanëve as Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim.
Mos shkofshim deri aty, por para 7-8 vitesh në Rumani ishin në proces procedimi ose të dënuar, nga kryeministra e ministra, deputetë e senatore dhe në Shqipëri ka ish-ministra në dyert e gjykatave, Prokurorë të Përgjithshëm që janë dënuar në shkallën e parë të gjyqësorit dhe është një proces që do të vijojë. Koha kur politika kishte kompetenca në emërtesa, ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, u shpreh Balla.