Mjeku i ekipit të Danimarkës përshkroi momentin e trishtë kur ai kuptoi që pulsi i Christian Eriksen ishte ndalur ndërsa mjekët punuan shumë për ta shpëtuar atë përpara lojtarëve të traumatizuar dhe një turme të habiturditën e djeshme.
Mjekët i bën mesfushorit të Interit masazh kardiak në fushë pasi ai u humbi ndjenjat gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagen dhe më vonë u tha të ishte zgjuar në spital dhe gjendja e tij ishte stabilizuar.
“Ne u thirrëm në fushë kur Christian u rrëzua, unë nuk e pashë vetë por ishte shumë e qartë se ai ishte pa ndjenja,” tha mjeku Martin Boesen në një konferencë mediatike pas ndeshjes.
“Kur shkoj tek ai, ai është kthyer në krah. Ai po merrte frymë dhe unë mund të ndieja pulsin por papritmas kjo ndryshoi, dhe siç e panë të gjithë ne filluam t’i japim CPR. Ndihma erdhi me të vërtetë e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe personeli tjetër, dhe me bashkëpunimin e tyre ne bëmë atë që bëmë. Ne arritëm ta rikthejmë Christanin.”
Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand nuk imkuresu lavdërimet për ekipin e tij pasi ata u kthyen në fushë për të përfunduar ndeshjen pasi shumë prej tyre ishin dukshëm të mërzitur për gjendjen e Eriksen. Danimarka përfundimisht humbi ndeshjen hapëse të Grupit B 1-0.
“Të gjithë ranë dakord të luanin, dhe ajo që u përpoqëm të bënim ishte e pabesueshme,” tha Hjulmand i emocionuar.
“Ne kemi një grup lojtarësh që nuk mund t’i lavdëroj mjaftueshëm. Nuk mund të isha më shumë krenar për këta njerëz që kujdesen aq mirë për njëri-tjetrin. Ata vendosin para së gjithash të mos bëjnë asgjë derisa të jemi të sigurt se Christian ishte i vetëdijshëm dhe se gjithçka ishte në rregull. Pra, kishim dy mundësi, ose të përfundohej ndeshja po të shtunën ose të luhej të nesërmen (sot) në mesditë. Të gjithë ranë dakord të luanin sot … Fakti që lojtarët u përpoqën të luanin dhe të dominonin … Jam prekur shumë. Të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë drejtuar Christian dhe familjes së tij tani. Ai është një nga lojtarët më të mirë dhe është një person edhe më i mirë”, përfundoi Hjulmand.