Skip to content
Të Gjitha

Sapo kishte lindur binjakët, AH1N1 i merr jetën 30-vjeçares

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa mësohet se një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Sanatorium nga virusi i AH1N1.

E reja sapo kishte bërë lindje të parakohshme dhe kishte sjellë në jetë 2 binjakë.

Njëri prej binjakëve ka ndërruar në jetë, ndërsa tjetri është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, sipas “News 24”.

Gruaja kishte bërë lindje të parakohshme, pasi gjendja e saj ishte rënduar për shkak të virusit të gripit.

Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitet në Tiranë.