Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë ende një deklaratë nga ana e tij për shkarkimin nga Kuvendi, ndërsa reagimi i vetëm ka qenë ai i institucionit të Presidencës.
Pavarësisht se ditën e sotme në Kuvend votohej për shkarkimin e tij, Meta vazhdoi aktivitetet duke dhënë edhe medalje, ndërsa pak më parë ka ndarë edhe një video ne Facebook-un e tij. Meta shkruan se nuk mundet të mos e ndaj me të gjithë kënaqësinë që përjetoi sot në prezantikin e një krijimi artistik mjaft të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”.
Postimi i plotë:
Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.
Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.
Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!