Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit ku thuhej se sistemi video-audio nga ku gazetarët do ndjekin mbledhjen, është miratuar edhe nga BE. Në një postim në Tëitter, këta të fundit bëjnë me dije se këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së osë këshillave të IPA-së.
Gjithashtu delegacioni i BE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen për mungesën e konsultimit më mediat para miratimit të rregullave të reja.
“Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014.
Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale”, shkruhet në postim.
Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 9, 2021
Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 9, 2021
Kuvendi i Shqipërisë mori vendimin që gazetarët të mos i ndjekin më mbledhjet dhe seancat në sallë, por përmes një sistemi audio-video në një hapësirë të veçantë. Arsyetimi Kuvendit për këtë vendim ishte se “prania e kamerave të shumta në korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte vështirësi për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjes për shkak të ambienteve shumë të vogla të sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, nëpër dritaret e komisioneve gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, ka qenë i vështirë.”
Lidhur me këtë vendim, një grup gazetarësh dolën në protestë para Kuvendit ditën e sotme.