Tashmë krerët e dy partive opozitare, PD dhe LSI janë duke ndërmarrë hapat e radhës, por mesa duket Kryemadhi e ka marrë seriozisht çështjen.
Duke qenë se qyteti i Durrësit ka qenë ai që është përfolur më së shumti, sidomos pas bërjes publike të vjedhjes së votave, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vendosur që të organizojë një takim me strukturat e kësaj partie në këtë qytet.
Në këtë takim, Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë në të gjithë qytetin.
Kryemadhi ka kërkuar me forcë që të gjithë të punojnë në mënyrë që roli i kësaj partie të forcohet në komunitete të ndryshme dhe në grupe interesi të veçanta.
Mes tjerash, ajo u shpreh se kryefjala e aksionit të LSI-së është përgatitja për zgjedhje të parakohshme
“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.