Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet që do të bëhen më 13 qershor për kryetarin e ri të bluve.
I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha tha: “Asnjë përzierje në garën e 13 qershorit, më vjen mirë që është garë. Nëse partia tjetër s’bën kurrë garë. Është në traditën më të konsoliduar të monizmit, kjo parti megjithë vërejtjet. Po jo të përsosura, por zgjedhje bën.
Në prag të zgjedhjeve në parti i vë vetes censurë të plotë. Kur të vij herën tjetër do them të gjitha mendimet e mia. Nuk flas asnjë fjalë. Më datën 13 përfundon. U çudita pse u vendos kaq shpejt. Por çudia ishte se ishte edhe këta që donin dorëheqjen e Bashës, edhe ata që ishin pro Bashës.
Ranë në ujdi për datën 13 qershor. Unë mbeta i çuditur. Unë po të doja me u pyet, shkoja në mbledhje. S’mund t’u thoja kujt pse nuk më pyete. Unë isha i ftuar për mbledhje. U bë mbledhja e Kryesisë dhe u morën vesh. Të drejtë morale që të bëj oponencë nuk bëj.
Arian Çani: Pse nuk ju mbrojti Basha?
Sali Berisha: Kush tha? Të jem i sinqetë, unë nevojë për mbrojtje nuk kam. Solidaritetin ata ma ka shprehur më masivisht se kurrë. Unë nuk e quaj normale që ta bëj çështje debati këtë.
Arian Curri: Nëse të kërkon të tërhiqeni derisa të mbyllet kjo çështje, çfarë do bëni?
Sali Berisha: PD-ja ka dy parime, të drejtat e njeriut dhe interesin kombëtar, Nëse i shkel këto të dyja, unë do hyj të luftoj…
Arian Curri: Pra po ju kërkuan që të largoheni, ju nuk largoheni?
Sali Berisha: Unë? Unë po mbroj një të vërtetë….po ç’kujton ti se…Unë po e mbroj me një pasion. Ti mund të çuditesh, me gëzim nuk e kam marrë, por i prekur thellësisht nuk jam. Një njeri i lirë nuk preket thellësisht nga gjëra materiale.