Qyteti i Lezhës ka kaluar një situatë paniku pak më parë.
Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti nga një tjetër makinë që po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës.
Dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, kanë qenë brenda në makinë.
Fatmirësisht nga plumbat nuk ka patur të lënduar.
Policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.