Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Muzeu”. Gjatë këtij operacioni u bë e mundur goditja e një grupi që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara. Policia bën me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, drejtues mjeti. Edmond Bardhi, 37 vjeç pasagjer. Bledar Çakalli, 31 vjeç, pasagjer. Të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.
Njoftimi i Policisë
Policia bëri të ditur se në bazë të informacioneve të siguruara “në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar operacionin”.
Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, drejtues mjeti. Edmond Bardhi, 37 vjeç pasagjer. Bledar Çakalli, 31 vjeç, pasagjer. Të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.
Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.
Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.