Skip to content
Kronikë

Operacioni “Muzeu”, arrestohen 3 persona në Durrës. Kishin bërë gati minat e telekomanduara për…(Emrat)

· 2 min lexim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Muzeu”. Gjatë këtij operacioni u bë e mundur goditja e një grupi që merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara. Policia bën me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, drejtues mjeti. Edmond Bardhi, 37 vjeç pasagjer. Bledar Çakalli, 31 vjeç,  pasagjer.  Të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Njoftimi i Policisë

Policia bëri të ditur se në bazë të informacioneve të siguruara “në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar operacionin”.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, drejtues mjeti. Edmond Bardhi, 37 vjeç pasagjer. Bledar Çakalli, 31 vjeç,  pasagjer.  Të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.