Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme në zonat e Lezhës. Mësohet se operacioni u përqendruar në fshatin Kashniet të Lezhës, ku janë asgjësuar nga policia rreth 4 mijë bimë narkotike. Mësohet se në operacion janë përfshirë forca të shumta të FNSH-së, RENEA-s të cilat kanë zbarkuar në Lezhë, ku në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa po kontrollojnë për gjetjen e parcelave me kanabis.
Kujtojmë se vetëm pa ditë më parë, një megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë. Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 19 persona u arrestuan, ndërsa janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.
Gjithashtu ditën e sotme u vendos masa e sigurisë për 13 nga 19 të arrestuarit. Konkretisht gjykata Krujës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të ndaluar, ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpi” si dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë.
Masat e dhëna nga Gjykata
Fetije Kullaj, arrest me burg
Erion Deliu, arrest me burg
Musait Vathi, arrest shtëpie
Dashamire Deliu, arrest shtëpie
Sokol Kullaj, arrest shtëpie
Refik Deliu, arrest shtëpie
Ferid Kullaj, arrest me burg
Dashamir Kullaj, arrest me burg
Erlind Almeta, arrest me burg
Xhavid Kullaj, arrest shtepie
Indrit Kullaj, arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje