Kryeqyteti është tronditur ditën e sotme nga të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një i ri 19-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-Kompleksit Dinamo dhe i plagosur ka mbetur Reginaldo Kaçorri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Liman Kaba”, rreth orës 15:45 në afërsi të një lokali në rrethana ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ndërkohë, i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për sqarimin e rrethanave dhe mbledhjen e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.